Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpool tenton transferimin e Heung-Min Son

Gazeta10
26 October 2022 - 15:54

Skuadra e Liverpoolit po kërkon të përforcojë fazën ofanzive për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta10.

“The Reds” janë duke planifikuar të afrojnë në ekipin e tyre sulmuesin Korean, Heung-Min Son.

Sipas mediave angleze, Son është i hapur të largohet nga Tottenhami dhe dëshiron të bëjë hapin e radhës në karrierë.

Liverpooli po kanë probleme me fazën ofanzive që nga largimi i Sadio Manes dhe po kërkojnë që t’a gjejnë zëvendësuesin e tij.

Koreani ka kontratë me ekipin londinez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 75 milionë euro.

30-vjeçari erdhi te ‘The Spurs’ që nga viti 2015, ku u transferua nga ekipi gjerman, Bayer Leverkusen.

Këtë sezon me Tottenhamin, Son ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Përveç Liverpoolit, situatën e Son janë duke e monitoruar edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.