Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpool vazhdon me fitore, kësaj here mposht Newcastle Unitedin

Gazeta10
18 February 2023 - 20:33

Liverpool po kalojnë në formë të mirë në dy ndeshjet e fundit sa i përket Premier League.

Të besuarit e Jurgen Klopp dolën fitues këtë të shtunë nga “St. James’ Park”, duke mposhtur skuadrën e Newcastle me rezultat 0-2.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë: njëri nga Nunez dhe tjetri nga ardhja e re e Liverpool, Gakpo.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në pozitën e tetë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara në 22 ndeshje, ndërsa Newcastle mbetet në pozitën e katërt përkohësisht me 41 pikë të tubuara.

Ndeshjen e ardhshme në Premier League, “Të Kuqtë” e zhvillojnë më 25 shkurt ndaj Crystal Palace.

“The Magpies” xhiron e ardhshme, më 4 mars e luan si mysafir i Manchester City.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.