
Liverpooli është skuadra e fundit që i është shtuar garës për transferimin e Kvicha Kvaratskhelias.
Siç raportojnë mediat angleze, “The Reds” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 130 milionë euro për ta sjellë sulmuesin gjeorgjian në “Anfield”.
22-vjeçari erdhi në verën e vitit të kaluar te Napoli nga Dinamo Batumi për shumën e 10 milionë eurove dhe që në edicionin e tij të parë me Napoli ka treguar formë të shkëlqyeshme.
Ai ka kontratën me ekipin italian deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 85 milionë euro.
Kvaratskhelia deri më tani këtë edicion ka shënuar 14 gola e ka dhuruar 16 asistime me ekipin napolitan.
Përveç Liverpoolit, në garë për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar janë edhe Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi.