
Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit portugez, Ruben Neves.
‘The Reds’ po shikojnë mundësitë që ta transferojnë Nevesin gjatë kësaj meraktoje, pasi ai ka vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij me Wolverhamptonin.
Neves ka impresionuar me paraqitjet e tij deri më tani këtë sezon, dhe shumë skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Liverpooli po çalon shumë në mesfushë këtë sezon dhe janë në kërkim të përforcimit të këtij reparti.
‘The Reds’ kanë transferuar vetëm Cody Gakpon deri më tani këtë merkato për shumën e 50 milionë eurove.
Jurgen Klopp është një admirues i madh i mesfushorit portugez dhe e do me çdo kusht transferimin e tij në ‘Anfield’.
25-vjeçari është pjesë e Wolves që nga viti 2017, ku u transferua nga Porto për shumën e 18 milionë eurove.
Përveç Liverpoolit, situatën e Nevesit janë duke e monitoruar edhe Newcastle United dhe Barcelona.