Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli po e përcjell Williamsin

Gazeta10
02 April 2023 - 19:32

Nico Williams ka qenë një prej lojtarëve më të mirë tek Athletic Bilbao në dy sezonet e fundit. 20-vjeçari ka impresionuar me paraqitje ndërsa e ka fituar edhe një vend në Përfaqësuesen e Spanjës.

Për të interesim ka shprehur skuadra e Liverpoolit, shkruan gazeta e njohur spanjolle “AS”.

Kontrata e Nicos me Bilbaon skadon në vitin 2024, ndërsa klauzola e blerjes së tij është 50 milionë euro.

Nico Williams ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 73 ndeshje për Bilbaon, qëkur kaloi në skuadrën e parë nga akademia e klubit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.