Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli synon transferimin e Kalvin Phillips

Gazeta10
26 April 2023 - 19:11

Liverpooli në verë do të tentojë transferimin e mesfushorit anglez, Kalvin Phillips.

Phillips verën e kaluar u transferua te Manchester City, por ai nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe mund të largohet nga klubi në fund të edicionit.

“The Reds” raportohet se janë duke e monitoruar situatën e tij dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 35 milionë funte për transferimin e mesfushorit anglez.

27-vjeçari nuk po ka hapësira të shumta te kampioni në fuqi i Anglisë dhe do ishte i hapur për një larg nga Manchesteri.

Mesfushori me tipare defanzive ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028, ndërsa këtë edicion është paraqitur 16 herë nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.