Marc Guehi në janar mund të largohet nga Crystal Palace, por jo edhe nga Premierliga.
Është Liverpooli skuadra që ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Anglisë.
Siç raportojnë mediat angleze, Arne Slot ka dhënë aprovimin për transferimin e mbrojtësit 24-vjeçar.
Guehi po kalon në formë mjaft të mirë dhe ishte titullar i kombëtares angleze në “EURO 2024”.
Ai ka kontratë me Crystal Palace deri në qershor të vitit 2026.