Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli tërhiqet nga gara për shërbimet e Jude Bellingham

Gazeta10
12 April 2023 - 17:57

Skuadra e Liverpoolit ka hequr dorë përfundimisht nga gara për transferimin e mesfushorit anglez, Jude Bellingham.

“The Reds” ishin njëri nga kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e talentit anglez, por kryesia e klubit e ka pranuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundshme gjatë kësaj vere.

Bellingham po kalon në formë mjaft të lartë me Dortmundin tash e dy sezone dhe me shumë gjasë po kalon edicion e tij të fundit në “Signal Iduna Park”.

Dortmundi për largimin e 19-vjeçarit kërkon të paktën 100 milionë euro dhe këtë shumë Liverpooli nuk është në gjendje ta paguajë gjatë kësaj vere.

Pas dështimit të transferimit të Bellingham, Liverpooli është në kërkim të mesfushorëve të tjerë si Mason Mount, Nicolo Barella, Ryan Gravenberch dhe Teun Koopmeiners.

Mesfushori anglez erdhi te Dortmundi në vitin 2020 nga Birminghami për shumën e 25 milionë eurove.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 120 milionë euro.

Këtë sezon, 19-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.