
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë arritur në protestën e organizuar nga komunat para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Dy kryetarët komunalë iu bashkuan përfaqësuesve të komunave të tjera, të cilët kanë dalë në protestë për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën dhe sfidat me të cilat po përballen komunat.
Protesta po zhvillohet para objektit të Qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë që çështjet e ngritura nga komunat të trajtohen dhe të gjenden zgjidhje konkrete për problemet e tyre./Gazeta10