
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar lidhur me protestën e komunave, duke thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë.
Hyseni, ka thënë se duhet të ketë “protesta të instrumentalizuara”, dhe se, AKK-ja duhet të jetë zëri i të gjitha komunave.
“Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria, siç pretendohet nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish te komunat përmes projekteve dhe investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Postimi:
Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë.
Faktet flasin qartë: nga 546 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2021, në vitin 2027 ky buxhet pritet të arrijë në 907 milionë euro. Pra, një rritje prej rreth 66%.
Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria, siç pretendohet nga Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish te komunat përmes projekteve dhe investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Nëse flasim për dëmet financiare të komunave, atëherë duhet të flasim edhe për pasojat e kontratës kolektive të nënshkruar gjatë qeverive Mustafa dhe Haradinaj. Për këtë, zëri i Asociacionit ka munguar.
Nëse Asociacioni është zëri i komunave, atëherë duhet të jetë zëri i të gjitha komunave.
Jo zë selektiv.
Jo presion politik.
Jo protesta të instrumentalizuara.
Komunat kanë nevojë për bashkëpunim institucional, jo për përplasje politike. Kosova ka nevojë për punë, investime dhe rezultate.