Gazeta10

Lladrovci: Historia nuk harrohet për poenë politik

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka shkruar disa fjalë për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Lladrovci tha se ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi ishte vizionar pasi që nuk emëroi Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosovë-Serbi dhe se tha se historia nuk harohet për poenë politike.

“Historia e afërt po harrohet për poenë politikë, por, dihet se liderët e vërtetë nuk i shohin llogaritë personale kur bëhet fjalë për shtetin dhe kombin, ashtu si Fehmi Lladrovci me shokë nuk mbante llogari se a ia vlente sakrifica.Sot, nderojmë Hashim Thaçin i cili UÇK-së i priu me aq sa pati ndikim, me guxim dhe intuitë të rrallë përballë makinerisë vrastare serbe, edhe në momentet kur rrezikohej qenia fizike e popullit, bëri zgjidhje të duhura e fitoi luftën dhe shpalli Pavarësinë.Ish presidenti Thaçi, ishte vizionar edhe në vitin 2020 kur theksoi se “duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin edhe një herë sepse Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka votuar kundër Kosovës në UNESCO”, shkroi ai.

Ai gjithashtu sot ironizoj Kryeminstrin e vendit pasi që tha se “Dikujt iu deshtën vite për ta njohur Lajçakun. Është më e dhimbshme kur sot, Kryeministri harron se çfarë deklaroi më 2020 për Lajçakun, ka thënë ai.

“Dikujt iu deshtën vite për ta njohur Lajçakun. Është më e dhimbshme kur sot, Kryeministri harron se çfarë deklaroi më 2020 për Lajçakun: “Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për: Borrelin, Lajçakun e Brukselin sesa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borreli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë”.Do përkujtuar e ritheksuar fjalët e ish-oficerit britanik, Douglas Young në Gjykatën Speciale në Hagë, për ushtarët e UÇK-së, citoj: “Kishin një karakter të fortë kombëtar dhe ndjesi të madhe e të lartë patriotike dhe kjo ishte shumë e dukshme”.Ne jemi të njëjtit, në vitet ’80, ’90, 2000 e këndej, ashtu siç e tha z. Young. Këtë, disa, për fat të keq, ende nuk e kanë marrë vesh!”, përfundoi ai.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri