Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lladrovci pas ekzekutimit të pagave: Ligji si llastiku, por mund edhe të këputet

Gazeta10
07 October 2022 - 20:34

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ironizuar me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, pas ekzekutimit të pagave për grevistët.

Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook, ka vlerësuar se “zhvendosja e vëmendjes nga “temat e mëdha”, sipas tij është tendencë që po e karakterizon këtë qeverisje, transmeton Gazeta10.

“A dolën pagat a, normal që dalin!

Zhvendosja e vëmendjes nga “temat e mëdha”, është tendencë që po e karakterizon këtë qeverisje. Pagat janë temë “e vogël”, në krahasim me ato që na presin.

Rrini në temë: Masat antiinflacion, energjia, ikja e të rinjve dhe ballafaqimi në tavolinë të bisedimeve për marrëveshjen finale me Serbinë!

Pagat në formë paradhënie?

Paradhënia e pagës, fjalor për keqardhje, nivel i lartë paditurie. Deklaratat shkel e shko, nuk i kanë hije asnjë qeverie 14 vjet pas Pavarësisë. Ligji është si llastiku, por, edhe mund të këputet!”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.