
Ferizaj ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Llapit, me rezultat 2-1, raporton Gazeta10.
Ferizaj e filloi ndeshjen mjaft mirë dhe golin e epërsisë e gjetën në minutën e 29-të me anë të futbollistit, Astrit Fazliu.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, të besuarit e Arbnor Morinës e dyfishuan avantazhin me anë të Ramush Ramadanit.
Krejt çka mund të bënte në fund Llapi, ishte goli i shënuar nga Ilir Krasniqi në minutën e 73-të të ndeshjes.
Ferizaj arrin fitoren e parë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, ndërsa për Llapin kjo është humbja e tretë rresht. /Gazeta10/