Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi fiton me rikthim ndaj Fushë Kosvës, ‘paqe’ në Klinë mes Dukagjinit e Lirisë

Gazeta10
27 August 2023 - 18:05

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës, të cilat u luajtën në kuadër të xhiros së tretë.

Llapi ka arritur fitore me rikthim ndaj Fushë Kosovës, duke qenë në disavantazh në pjesën e parë me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë, me anë të Blakqorit e Hysenit, Llapi arriti të përmbysë rezultatin, me ndeshjen që përfundoi 2-1 në të mirë të llapjanëve.

Ndërkohë në Klinë, pa gola e në paqe u ndanë Dukagjini e Liria.

Në ndeshjen e luajtur në “18 qershori”, ndeshja përfundoi 0-0, me Dukagjinin që ende s’e ka gjetur rrugën e fitoreve, gjersa Liria po ashtu arriti barazimin e dytë radhazi.

Ndeshja e pestë që ishte paraparë të luhet këtë javë mes Dritës e Ballkanit është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.