
Skuadra e Tahir Batatinës po kalon në formën më të mirë që nga fillimi i kampionatit të sivjetëm.
Llapi tashmë ka arritur fitoren e tretë në stinorin pranveror, duke triumfuar 3-0 si mysafir i Fushë Kosovës.
Llapi doli në epërsi në pjesën e parë me golin e Hamdi Namanit, gjersa me këtë rezultat u mbyll 45 minutëshi i parë.
Në pjesën e dytë, Llapi ishte më efikas, pasi skuadra e Batatinës shënoi edhe dy gola tjerë.
Së pari shënoi sulmuesi Muhamet Hyseni, i cili shënoi golin e tij të 16-të sezonal.
Golin e tretë për tre pikë të reja e shënoi Ilir Blakqori, dhe kështu Llapi rikthehet në Podujevë duke qenë vetëm një pikë larg kreut të tabelës, që mbahet nga Ballkani.
Llapi tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë, duke grumbulluar 43 pikë në 21 ndeshje të Superligës në këtë edicion.
Para Llapit është skuadra nga Suhareka, Ballkani, gjersa ndjekësi më i afërt i llapjanëve është Drita me 40 pikë.