Gazeta10

Llogaritni tek ne, Scholz premton paketë të re për të ndihmuar qytetarët me faturat e energjisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi të enjten një paketë të re masash, duke përfshirë lehtësimin e taksave, për të ndihmuar njerëzit që po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë si rezultat i një bllokimi të gazit me Rusinë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

“Qytetarët mund të llogarisin tek ne, që ne nuk i braktisim ata”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

Një tranzicion i energjisë drejt burimeve të rinovueshme është bërë synimi kryesor i Gjermanisë dhe ajo nuk do të ngadalësojë përpjekjet për t’u bërë e pavarur nga lëndët djegëse fosile, tha ai në një konferencë shtypi verore, një traditë vjetore nga paraardhësja e tij Angela Merkel.

Evropa është zhytur në një krizë energjetike pasi Rusia ndërpreu rrjedhat e gazit pas pushtimit të Ukrainës në shkurt. Qeveria e Scholz-it ka futur një tarifë energjie për të lehtësuar vështirësit për kompanitë që kanë probleme me çmimet e larta të gazit dhe po e kombinon atë me masat e lehtësimit për familjet në vështirësi.

I pyetur nëse rritja e çmimeve mund të shkaktojë trazira sociale, Scholz tha: “Jo, nuk mendoj se do të shohim trazira në këtë vend në këtë formë, me arsyetimin se Gjermania është një shtet i mirëqenies… Ky shtet i mirëqenies duhet të vie në shprehje në këtë situatë duke thënë se nuk do të lëmë askënd vetëm.”. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit