
Çështja e veriut ka ngjallur debat të ashpër mes Nexhmedin Spahiut e Arben Ahmetit në studion e Politikos në Kanal10, e cila përmes një loje shahu dhe pokeri u krahasua nga të ftuarit, transmeton Gazeta10.
Spahiu krahasoi veriun me një lojë shahu derisa tha se nuk është i sigurtë që do të kishte fituar edhe nëse luan me njerëzit që dikur i kishte mundur 10 herë ata.
“Deri në fund të korrikut do të varet se qysh kryhet kjo betejë. Nëse kryehet pozitivisht për Kosovën, do ta favorizoj atë. Çdo betejë është telhyqne. Unë kur e nisi një lojë shah me luajt, edhe me ata që kam fituar 10 herë nuk jam i sigurt që fitojë.
Me këto deklarata u pajtua Ahmeti, por jo edhe me krahasimin e Spahiut.
Ai tha se në rastin e veriut është duke u luajtur “poker, all in”.
“Pajtohna me Nexhin, vetëm që në këtë rast s’është duke luajtur shah, por poker, all in. All in, i bie për një plesht e kallë jorganin. Edhe kryeministri të cilin po e mbështet ti, ka thënë që dialogu e veriu s;’janë aq të rëndësishme sa tjera. Unë po e du atë Albinin kur i ka fitur zgjedhjet e ka thënë kështu.”, tha Ahmeti në Politiko.
E, Saphiu ka vazhduar me debatin duke thënë se çështja e veriut është jetike për Kosovën, dhe se e njëjta për vendin është “kancer”.
Më poshtë momenti i plotë./Gazeta10