Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lokalizohet zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë, prokuroria nis hetimet

Gazeta10
30 Gusht 2023 - 22:08

Zjarri që kaploi Muzeun e Muzikës në Gjakovë është lokalizuar. Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin për hetim si “zjarrvënie”. Konfirmohen dëme të konsiderueshme materiale, teksa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Këto informata i dha për Gazeta10, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë.

“Sot rreth orës 18:30 është pranuar informatë se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrëfikësve të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “Zjarrvënie””, tha Elezaj për Gazeta10.

Për djegien e këtij objekti pati reagime të shumta duke kërkuar të hetohet rasti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.