
Është lokalizuar zjarri që kishte shpërthyer orë më parë në një ndërtesa shumëkatëshe në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Gazetarja e Kanal10 raporton se pas një përpjeke të gjatë, zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin, raporton gazeta10.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për gazeta10 se asnjë përson nuk është lënduar në këtë rast.
“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se ndërtesa e përfshirë nga zjarri ende nuk ishte funksionalizuar dhe pritet të bëhet hotel./Gazeta10/
Gazeta10 ju sjell vide dhe foto nga vendi i ngjarjes…
