Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Lopës edhe ty ua jepi plumbin n’ballë” – Dy qytetarë rrahën për bagëti

Gazeta10
22 August 2023 - 13:53

Një konflikt mes dy personave në fshatin Llapushnik të Drenasit ka ndodhur si pasojë e bagëtive ku më pas u desh të nderhyjë edhe policia.

Rasti ka ndodhur të hënën, në orët e mbrëmjes dhe në rrahje janë përfshirë dy të rinj nga familja Thaqi.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari 19-vjeçar është kapur me të miturin, pas një mosmarrëveshje për kullotjen e lopëve në arën e të dyshuarit, debati mes tyre ka kaluar në kërcënime, që sipas viktimës, i dyshuari i ka thënë se “Lopës edhe ty ua jepi plumbin n’ballë”, me ç’rast i ka shkaktuar frikë dhe shqetësim, raporton Sinjali, përcjell Gazeta10.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pas përfundimit të procedurave, ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.