Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Loredana dhe Noizy marrin masa ndaj reperit serb që ua vodhi këngën

Gazeta10
26 October 2022 - 13:54

“Heart attack” e Loredanës dhe Noizyt ishte padyshim një nga hitet e kësaj vere duke arritur pëlqyeshmëri të madhe dhe kaluar kufijtë shqiptar.

Por, ky projekt joshi edhe një artist serb, i cili e vodhi dhe e realizoi në gjuhën serbe, shkruan Gazeta10.

Bëhet fjalë për Baka Prase, emri i vërtetë i të cilit është Bogdan Iliq.

Reperi dhe youtuberi serb arriti miliona klikime që me publikimin e saj pasi është një “diss” kundrejt pronarit të televizionit serb TV Pink, Zeljko Mitroviq.

Por, kënga nuk gjindet më në Youtube pasi i menjëhershëm ka qenë reagimi i krijuesve shqiptarë, dhe është fshirë nga Youtube si shkak i shkeljes së të drejtave të autorit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.