
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana ka dalë me një mesazh të fuqishëm në mbështetje të të drejtës së studentëve shqiptarë për të studiuar dhe për t’iu nënshtruar provimeve në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një thirrjeje publike, Cana ka theksuar se gjuha përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar dhe se mohimi i saj nënkupton mohim të barazisë, zhvillimit dhe përkatësisë së një populli.
Statusi i plotë i Lorik Canës:
Gjuha është një nga shtyllat e Identitetit; kur ajo mohohet, mohohen të gjitha të drejtat për barazi, zhvillim dhe përkatësi!
Ne nuk pretendojmë asgjë më shumë sesa atë që kemi fituar nëpërmjet sakrificës së paraardhësve tanë dhe të drejtës sonë të studjojmë në gjuhën tonë etnike, autoktone dhe shtetformuese.
Bashkohu dhe ti !!!