
Gazetari sportiv Lorik Gashi, në Politiko ka komentuar sfidën e ardhshme të Kombëtares së Kosovës, duke theksuar se ekipi do të përballet me një kundërshtar dukshëm më të fortë sesa në ndeshjen e kaluar ndaj Sllovakisë.
Sipas Gashit, përvoja në Bratisllavë ka qenë e veçantë dhe e paharrueshme, si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit.
“Është e ditur që përballë do të kemi një kundërshtar shumë më të vështirë se ai që patëm në ndeshjen me Sllovakinë. Ajo që kemi përjetuar atje ka qenë e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh gjithçka që ndodhi gjatë ndeshjes dhe minutave të zhvilluara në stadiumin nacional të Bratisllavës,” tha Gashi në Politiko.
Ai theksoi gjithashtu atmosferën unike që ka shoqëruar ekipin gjatë qëndrimit në Sllovaki, duke veçuar mbështetjen e tifozëve dardanë.
“Edhe ajo që ndodhte jashtë stadiumit për rreth 48 orë sa kemi qëndruar aty ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Mbështetja e madhe e tifozëve ‘Dardanë’ në drejtim të djemve tanë ka qenë e jashtëzakonshme,” shtoi Gashi./Gazeta 10