
Ish ylli i Liverpoolit, Lucas Leica është larguar sot nga stërvitjet parasezonale me Gremion pasi që skanimet nga mjekët treguan se ai mund të këtë një problem me zemër.
35 vjeçari i ishte bashkuar shokëve të tij të skuadrës për të filluar stërvitjet për fillimin e ri të sezonit me skuadrën braziliane, pasi që ju bashkua kësaj skuadre nga Lazio gjatë verës.
Megjithatë, testet e bëra nga stafi mjekësor i klubit para këtyre përgatitjeve treguan që ai ka një “ndryshim të ritmit kardiak”.
Ish futbollisti i Brazilit e konfirmoi lajmin në Twitter gjatë ditës së martë.
“Ne të gjithë jemi me ty, Lucas”, ishte një koment i Liverpoolit.
“Shërim të shpejt vëlla, kthehu më i fortë”, shkroi ish shoku i tij i skuadrës, Felipe Caicedo. /Gazeta10