Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Luftë civile, ose zbatim i marrëveshjes” / Matoshi – Grudës: I keni humbë 12 vjet për një grusht vota

Gazeta10
29 June 2023 - 21:30

Halil Matoshi e Përparim Gruda i PDK-së janë përplasur ashpër për marrëveshjen e parë të vitit 2013 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mes Kosovës e Serbisë.

Matoshi ka akuzuar PDK-në se për zbatimin e kësaj marrëveshje faji është i qeverive të kaluara, e jo i kryeministrit të tanishëm Albin Kurti.

“Janë humbë 12 vjet për një grusht vota. Pse si keni mobilizu policinë, e mi mbrojtë institucionet si Lulzim Hetemi.”, tha Matoshi.

Teksa ky koment i tij, ka pasuar me reagimin e Grudës së PDK-së i cili e arsyetoi atë se rrethanat politike të asaj kohe ishin që marrëveshja e 2013 për Asociacionin të mos ketë kompetenca ekzekutive, por rol koordinues.

Ai tha se për këtë kishte vetëm dy zgjidhje, transmeton Gazeta10.

“Marrëveshja e 2013 për Asociacionin është obligim ndëkrombëtarë i Kosovës. Ajo marrëveshje ka prashiku mos me pasë kompetenca ekzekutive, por rol koordinues. Ka pasur vetëm një zgjidhje, ose luftë civile, ose me zbatu.”,  tha Gruda.

Më poshtë momenti i plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.