Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Luftë?! – Matoshi përplaset me Gashin: Mendjelehtësi edhe e Clarkut edhe e Kurtit…

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 21:40

Deklarata e ish gjeneralit amerikan, Wesley Clark se Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan dhe se ajo do të marrë nën kontroll zonën veriore ose edhe më shumë pjesë të territorit të Kosovës, shkaktoi debat të ashpër në emisionin Politiko të Kanal10.

Komentatori politik, Halil Matoshi dhe analisti Blerim Gashi ndan opinione të ndryshme rreth pozitës dhe rëndësisë së asaj se nga kush u tha një deklaratë e tij.

“Kërkushi bre nuk është Wesley Clarki, është injorant, budall, i paditur , s’ka kurrëfarë përvoje”, deklaroi analisti Gashi duke e ndezur reagimin e komentatorit Matoshi.

“Ti e ke përsonale me krejt dynjanë, kushdo që ta nguc atë favoritin tënd, tie ke pejgamber atë. Po merre qo te shtëpija kush po t’a ndal. Wesley Clarki është intelektual është ushtarak, flet nga këndi ushtarak”, reagoi Matoshi.

Sipas tij, mendjelehtësia e Kurtit dhe Calrkit qëndron se si një shtet i mbrojtur me rezolutën 1244 me trupa e forca amerikane mund të sulmohet nga serbia.

“Ju mendoni se një shtet si Serbia mund t’a sulmoj Kosovën, atje është mendjelehtësia edhe e Clarkut, edhe e Albinit edhe jotja sepse lufta ushtarakisht në Kosovë është fituar në 99-tën”, shtoi mes tjerash ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.