Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Luiz Ejlli më kopjoi lojën” – Juliana Nura komenton deklaratën e shumë komentuar

Gazeta10
26 July 2023 - 20:48

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura në emisionin “Vera10” ka treguar për eksperiencën e saj në BBVK.

Ajo gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën të cilën e ka thënë për fituesin si dhe njëheri edhe fenomenin e Luiz Ejllit.

“Unë kam thënë se sa kam pas mundësi me pa lojën e Luizit e kam pa që e ka përdor lojën psikologjike me njerëzit siç e kam bërë edhe unë kam thënë që disa sekuenca e bënë një lojë të njejtë si unë vetëm se loja atje ka qenë më e egër”, ka thënë Juliana.

Ajo tutje tha se ndihet shumë krenare që njerëzit e kanë krahasuar me Luiz Ejllin pasi që ishte njëri nga fenomenet e gjithë shqiptarisë, si dhe tregoj që është takuar me të në Gjakovë  dhe ka komentuar lojën e saj.

“Kur u takova me të Gjakovë i thash kush je ti e kur kam kuptuar që je Luizi i BBVA, ai jo nuk e komentoj shumë lojën time vetëm më tha se ke qenë shumë e suksesshme”, shtoi Juliana.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.