
Fituesi i edicionit të fundit, “BBVA”, Luiz Ejllit nuk po i ndalen sukseset dhe angazhimet e tij profesionale edhe pas daljes nga shtëpia.
Ai së fundmi përmes një videoje në rrjetin social, Instagram na njoftoi se është duke punuar për publikimin e këngës së re.
Këtë këngë, Luizi do ta sjell solo dhe do ta ketë dedikim për gruan e tij, Kiarën që është dedikimi i dytë që i kushtohet asaj pas këngës, “Me ty” dhe që e realizoi brenda qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Në videon e publikuar shihen qifti së bashku të lumtur, nën ritmin e vargjeve si “Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala, Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, që pritet të publikohet shumë shpejt.