Gazeta10

Luiza Gega e artë në Serbi

Rekordet duket se janë të lidhura gjithnjë me emrin e saj. Luiza Gega mahnit sërish në pistat e vrapimit, duke shkruar gjithmonë historinë.

Atletja shqiptare ishte e jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Serbi, teksa shënoi emrin me gërma të arta. Tre medalje të arta ia doli të fitojë rekordmenia shqiptare, me Luiza Gegën që u shpall kampione Ballkani në garën e 3000 metrave me dhe pa pengesa, si dhe në garën e 5000 metrave.

Dominim i Luiza Gegës që tregoi se është e pakonkurrueshme në një aktivitet ku marrin pjesë edhe vende që nuk janë pjesë e rajonit. Në këtë aktivitet atletja shqiptare arriti edhe kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pikërisht në garën e saj të preferuar 3000 metra me pengesa.

Këtë vit Luiza fitoi edhe të artën në Lojërat Europiane që u zhvilluan në Poloni, ndërsa muajin e ardhshëm do të zbresë në pistë për aktivitetin më të rëndësishëm të vitit, Botërori, që do të zhvillohet në Hungari./tvKlan

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur