Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Luizi: Unë do e fitoj Big Brother, nuk e di pse janë futur të tjerët

Gazeta10
25 February 2023 - 20:33

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Ndër vite personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra, raporton Gazeta10.

Banorët e Big Brother VIP kanë realizuar disa emisione të Top Channel pasi e kishin detyrë nga Vëllai i Madh.

Dje kanë qenë duke e bërë Shqipëria Live, ku në një moment ishin me moderatorët e atij programi: Erjona Rusin dhe Arjon Muçën. Të njëjtit po u drejtonin pyetje banorëve rreth eksperiencës në këtë shtëpi.

Në një moment kur iu drejtua pyetja Luiz Ejllit, këngëtari shkodran tha se nuk e di se përse kanë hyrë të tjerët, pasi e sheh veten fitues. “Nuk e kuptoj përse kanë hyrë këta banorët e tjerë, unë do ta fitoj edhe pikë”, u shpreh ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.