
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10, kësaj here duke trajtuar tema të ndryshme nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë.
Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Ramiz Krasniqi, Lulzim Abazi, Jeton Gashi, Liridon Ahmeti dhe Sami Boroci.
Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi ka vazhduar konfrontimin me Sami Borocin nga Prishtina e Re.
Pas pyetjes nga Sami Boroci se a kishte marrëveshje mes klubeve për një shitje të ndeshjes, Lulzim Abazi nga Ferizaj nisi ‘akuzat’ ndaj Samiut.
Mirëpo, gjithçka eskaloi kur u pyet edhe nga moderatori.
“Le more ti se çka flet ky, u ardhë i musht në emision dhe nuk e di se çka po flet, vetëm hudh akuza të pabaza” – përfundoi ai.