
Sot Kosova po voton në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku qytetarët me votën e tyre do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë për 4 vitet e ardhshme.
E para zgjedhjeve që po mbahen sot, dje qytetarët që jetojnë në diasporë e kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre ku kanë votuar në ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës.
E lidhur se si ka shkuar ky proces, për Kanal 10 në një lidhje direkte ka folur Lulzim Veliu për votimin e konsullatës së Kosovës në Duseldorf të Gjermanisë.
“Gjithçka ka shkuar mbarë e mirë në votimet që janë mbajtur dje në kosullatën e Duseldorfit”, tha ai duke shtuar se pjesmarrja ka qenë mjaft e lartë.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10