Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lumir Abdixhiku uron Pavarësinë e Kosovës: Republika është e pavdekshme

Gazeta10
17 February 2023 - 10:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lumir Abdexhiku përmes një video të postura në rrjetin social Facebook ka uruar Kosovën për 15 bjetorin e Pavarësisë duke theksuar se 17 shkurti është kulmi i përpjekjës së gjeneratave të tëra të lirë, pavarësi e demokraci, raporton Gazeta10

Abdixhiku tutje ka thënë se të mirët lartuan shtetin, e të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm.

“Të mirët tanë lartuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë. Kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim. Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e pavarësisë Kosovë! Të paçim përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.