Gazeta10

Lushi: Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz

Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar bastisjes e fundit të Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo gjykatë duhet t`i bastisë edhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe shtëpitë e çdo shqiptari për t`i gjetur evidencat e turpit të saj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal.

“Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e Jasharëve në Prekaz. Gjykata Speciale duhet të bastisë varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Gjykata Speciale duhet të bastisë rezidencën e KM Kurti që ka qenë punëtor i Adem Demaçit të UÇK-së. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e presidentes Osmani. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe babait të tij. Gjykata Speciale duhet të bastisë shtëpitë e çdo shqiptari kudo në botë. Në to gjen evidencën e turpit të saj. Të huajt të lodrojnë kur shteti dhe populli heshtin ndaj abuzimit banal”, ka shkruar Lushi.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa