
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka patur kritika për qeverisjen dy-vjeçare të Kurtit.
Lushtaku ka thënë se Qeveria nuk e ka publikuar raportin e punës dy-vjeçare dhe se po i mban qytetarët në terr informativ.
“Qeveria Kurti per dy vite nuk e ka publiku raportin dy vjeçar në webfaqen e saj. Edhe ne për ne është më e vështirë sepse po ta kishim patur një raport do te ishte me e lehtë të diskutonim. Per dy vite Qeveria i ka mbajtur qytetarët në terr informativ. Nuk mund të behet ekonomia me njerëz të paditur me ministra që punën e parë e kanë minister. Albin t’i duhesh tu kërkosh falje qytetarëve sepse në qeverisjen tuaj ata janë varfëruar”
“U ka premtuar qytetarëve se do të paguajnë fatyra më të ulta të rymës, por përkundrazi vjet dhe sivjet kemi rritje të rrymës . Albin ke than se ankthi i vazhdueshëm per gjetje të një vendi të punës dhe pagesës së faturave do të hiqet, çfarë ndodhi tani. Ikja e të rinjve po bëhet faktike, a ndjen përgjegjësi për ikjen e tyre. Asnjë premtim qe Qeveria ka dhënë nuk është realizu prandaj nuk mund të sjellë asnjë raport” deklaroi Lushtaku.