Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushtaku shpreh ngushëllime për profesorin që vdiq nga aksidenti dje në Skenderaj: Ai la gjurmë të pashlyeshme

Gazeta10
18 March 2026 - 10:03

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkruar për vdekjen e profesorit Mifar Lushtaku, nga një aksident trafiku.

Ai është shprehur i pikëlluar, pasi për viktimën ka thënë se ishte një figurë e respektuar dhe e çmuar në shoqëri.

“Profesori Miftar do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e tij të palodhur ndaj dijes dhe edukimit të brezave që i formoi me urtësi e profesionalizëm. Ai la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm si arsimtar, por edhe si njeri me vlera të larta njerëzore dhe me besim e devotshmëri të madhe tek krijuesi”, ka shkruar Lushtaku.

Ai iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirëve.

Miftar Lushtaku ka ndërruar jetë dje pasi është goditur nga një veturë në Skenderaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.