
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për katastrofë në Hawaii dhe ka zhbllokuar ndihmën federale për ishujt e shkatërruar nga zjarret.
Të paktën 36 persona kanë vdekur pasi zjarret e shpejta shpërthejnë në ishullin Hawaii të Maui.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar se populli i Kosovës bashkëndjen me familjarët e viktimave të zjarrit që ka përfshirë Hawain në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lutemi për jetët e tyre, për shërimin e të lënduarve, dhe për bashkimin e të zhdukurve sa më parë me të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.
Ndryshe, zjarret janë ndezur nga erërat e forta nga një uragan i largët, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur disa zona totalisht, shkruajnë mediat e huaja.
Mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre, ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, por disa persona rezultojnë të zhdukur.