Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lutfi Haziri: Ne jemi në garë vetëm me LVV-në!

Gazeta10
15 Maj 2024 - 22:27

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vetëvendosje dhe PDK tashmë janë pajtuar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, LDK po insiston në dorëheqje të qeverisë dhe shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton gazeta10 .

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se partia e tij është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi në garë politike vetëm me Vetëvendosjen. Krejt politikat, krejt strategjitë brenda Vetëvendosjes, vlerësimin ditorë dhe angazhimin që kanë bërë e kanë vetëm me LDK-në”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, nga e premtja e fundit PDK ka treguar gatishmëri të partneritetit me Vetëvendosjen. /Gazeta10/

Deklaratën e  plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.