Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lutfi Haziri përfaqëson LDK-në në tryezën amerikane për Asociacionin

Gazeta10
26 January 2023 - 17:11

Burime të Kanal10 nga kryesia e ngushtë e LDK-së thonë se kryetari Lumir Abdixhiku nuk do të merr pjesë në diskutimin e thirrur nga ambasada amerikane për draftimin e statutit të Asociacionit.

LDK-ja do të përfaqësohet nga Lutfi Haziri, shefi partiak për dialogun Kosovë-Serbi.

Kanal10 ka provuar të kontakojë Hazirin, por ai nuk ka patur qasje në telefon.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”, thuhet në ftesën e Ambasadës amerikane drejtuar partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në Kosovë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.