Gazeta10

Luzha: Në Ohër do të nis procesi për Asociacionin, por s’do të përfundojë aty

“Procesi i marrëveshjes me Serbinë nis në Ohër”, kjo është mënyra se si aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha e sheh takimin e shumë pritur në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi lidhur me planin evropian të shtunën e kësaj jave.

Luzha ka thënë se në këtë takim do të fillojnë negociatat, mosmarrëveshjet e marrëveshjet mes palëve, duke theksuar se mjafton që Kosova të tregoj gatishmërinë për themelimin e Asociacionit, raporton Gazeta10.

“Negociatat do të fillojnë tek aneksi i zbatimit, aty do të fillojnë negociatat e mëtutjeshme, marrëveshjet dhe mos marrëveshjet. Sepse në një nga ato pikat është gjetur një formulim kreativ për momentin për t’i ulur palët dhe për të biseduar. Asociacioni nuk është diçka që sot bëhet edhe po të jetë krejt vullnet i shqiptarëve të Kosovës të bëhet, dy ditë para Ohrit s’mund të bëhet, duhet të tregohet që Kosova e ka një obligim ndërkombëtar në bazë të marrëveshjes të 2013, 2015 dhe mjafton që institucionet tona të thonë se jemi për ta zbatuar atë obligim por modalitetet dhe detajet do t’i shohim ngadalë varësisht si shkon marrëveshja.”, ka thënë ajo.

Aktivistja e shoqërisë civile, ka thënë se është shumë optimiste se në Ohër do të nis procesi i marrëveshjes dhe se nuk do të ketë nënshkrim formal por vetëm dakordim, duke theksuar se atje do të nis edhe diskutimi për Asociacionin.

“Nuk mund të jemi naiv që sot Kurti e nënshkruan dhe sot themelohet Asociacioni, pra në këtë moment pritet vetëm gatishmëria dhe kjo është thënë nga Kosova disa herë duke thënë se jemi duke shikuar modalitetet, duke analizuar alternativat etj. Unë jam optimiste se në Ohër do të nis procesi i marrëveshjes, nuk është se do të përfundoj aty, ndoshta as s’do të ketë nënshkrim formal, por vetëm dakordim me insistimin amerikan, aty mund të niset diskutimi i mëtutjeshëm për Asociacionin.”, deklaroi ajo.

Si pjesë teatrale, Luzha ka parë reagimet e të dyja palëve lidhur me planin evropian duke thënë se propozimi evropian është i pranueshëm nga të dyja palët.

“Makro plani që është i përshkruar në 11 pika duket se është i pranueshëm nga të dyja palët. Ata kanë aktruar pak të dyja palët, Serbia më shumë se Kosova në kuptimin që me gjet diçka që nuk ju shkon për shtati, por si makroplan nëse ata janë dakorduar që mbi të t’bisedojnë, ata nuk kanë se si të largohen nga ky plan 11 pikësh.”, përfundoi ajo./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë