Gazeta10

​Macron: Samiti i Frankofonisë në vitin 2024 do të mbahet në Francë

Samiti i Frankofonisë 2024 do të mbahet në Francë për herë të parë në më shumë se 30 vjet, në kështjellën Ville-Cottereau, selia e ardhshme ndërkombëtare e gjuhës frënge, deklaroi sot presidenti francez Emmanuel Macron.

“Samiti (Frankofonia) i krerëve të shteteve dhe qeverive do të mbahet në vitin 2024 në Ville-Cottereau në verilindje të Francës,” tha Macron, duke shtuar se nuk ka vend më të mirë “që gjuha frënge të tregojë odisenë e saj dhe të ndërtojë odisenë e saj, të ardhmën.”

Në atë kështjellë, rreth 85 kilometra në verilindje të Parisit, në vitin 1539, mbreti François i Parë nxori një dekret me të cilin frëngjishtja u bë gjuha e administrimit dhe është një akt themelues i rëndësishëm në historinë e Francës.

Po në atë kështjellë, ish-rezidenca e mbretërve, u mbajtën shfaqjet e dramaturgëve të mëdhenj francezë Moliere, Corneille dhe Racine.

Macron tha se kalaja është në rinovim për t’u bërë Qyteti Ndërkombëtar i Gjuhës Frënge dhe shtoi se për punimet janë investuar disa dhjetëra milionë euro.

Samiti i Frankofonisë këtë vit u mbajt në Tunizi.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua