Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Made in Kosova”, Oda Ekonomike akreditohet për lëshimin e certifikatave

Gazeta10
02 June 2026 - 14:32

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, për lëshimin e Certifikatave të origjinës”Made in Kosova” me validitet global.

OEK njofton se ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të eksportit kosovar, rritjes së besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, digjitalizimit të shërbimeve tregtare si dhe mbështetjes më të madhe për eksportuesit dhe prodhuesit e Kosovës.

“Ditë historike për Kosovën dhe ekonominë e saj! Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë gëzon njohje ndërkombëtare, duke shënuar një arritje të rëndësishme për bizneset dhe prodhuesit vendorë”.

“Sot, produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik. Një moment krenarie për Kosovën, bizneset tona dhe çdo produkt që mban emrin “Made in Kosova”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj ode.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.