
Ainsley Maitland-Niles ka konfirmuar se koha e tij si lojtar i Arsenalit ‘ka ardhur në fund’, me 25-vjeçarin i cili është bërë gati për t’u larguar nga “Emirates” këtë verë.
Reprezentuesi i Anglisë, i cili është produkt i akademisë së Arsenalit, ka kaluar sezonin 2022-2023 në huazim tëk Southampton. Kohë më parë ai ishte gjitashtu pjesë e West Bromwich dhe Romës, po ashtu në formë huazimi.
Ai është paraqitur në 132 ndeshje me fanellën e klubit londinez, dhe tani po e ndjen se ka ardhur koha për të provuar një eksperiencë të re jashtë Londrës Veriore teksa do të mbetet si agjent i lirë në fund të këtij edicioni.
Maitland-Niles në një intervistë për mediumin anglez “The Athletic” u shpreh se do ishte mëse i kënaqur në rast se Southampton i bën një ofertë për të qëndruar në atë klub.
Southampton shpreson se një marreveshje mes dy palëve do të arrihet por, “The Saints” aktualisht janë të pozicionuar në fund të tabelës në Premier League teksa kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund të sezonit, dhe po vazhdojnë luftën për të siguruar mbijetesën.