Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Majk thumbon reperët Noizy e Don Xhon

Gazeta10
12 December 2022 - 12:41

Reperi i njohur, Majk mbetet ndër artistët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptar.

Ndonëse numëron bashkëpunime të shumta me emra të njohur të estradës, ai së fundmi nuk i ka kursyer as thumbat për disa prej tyre.

I ftuar në emisionin “Zemër Luana”, Majk nuk ka hezituar të iu përgjigjet pyetjeve në lidhje me rap-artistët shqiptar.

Kur u pyet se cili prej ‘artistëve kopjon më shumë, fillimisht reperi hezitoi të përgjigjet megjithatë në fund e tha emrin e reperit nga Shqipëria, Noizy.

Ndërkohë, në pyetjen se cili prej reperëve ‘duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap-muzika direkt”, Majk nuk ka hezituar që të thotë emrin e reperit Don Xhon.

Majk përndryshe mbetet aktiv në skenën e muzikës, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Bardhin “Përgjithmonë”.

Përvec tjerash, reperi edhe në këtë periudhë të vitit po vazhdon koncertet dhe performancat muzikore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.