Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Majlinda Kelmendi, kampionia që i solli Kosovës lavdi botërore, feston ditëlindjen

Gazeta10
09 Maj 2026 - 17:22

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, sot feston ditëlindjen.

Emri i saj mbetet ndër më të mëdhenjtë në historinë e sportit kosovar, pasi ngriti flamurin e Kosovës në arenën botërore dhe e bëri xhudon një prej krenarive më të mëdha sportive të vendit.

Me këtë rast, Federata e Xhudos e Kosovës e ka uruar Majlindën përmes një postimi në Facebook,duke vlerësuar kontributin dhe sukseset e saj të jashtëzakonshme në sport.

“Nën drejtimin e Kryemjeshtrit Driton Kuka, Majlinda Kosovës i solli një medalje olimpike, tri medalje botërore, pesë medalje evropiane, dy medalje në Masters, 11 medalje në Grand Slam, 12 medalje në Grand Prix dhe 10 medalje në Kupat Botërore”, thuhet në postimin e federatës.

Federata theksoi se emri i saj do të mbetet përgjithmonë në historinë e sportit dhe do të shërbejë si frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.