
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati duke folur për situatën në veri ka deklaruar që Kurti e ka keqpërdorur aksionin në veri dhe policët e Kosovës, të cilët sipas tij dikur i ka quajtur “majmun” dhe i ka gjuajtur me molotov dhe tulla.
Ai tutje tha që policia ka treguar një profesionalizëm të madh gjatë aksionit në Banjskë.
Kastrati deklaroi që partia e tij ka ofruar unitet në raport me Serbinë por siç u shpreh ai nuk mund t’i ofrojë unitet Kurtit kur ai del dhe keqpërdorë policinë e Kosovës. /Gazeta10/