Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Malaziasit mblidhen para Kuvendit në Podgoricë: Ta shpëtojmë shtetin nga kolapsi

Gazeta10
01 November 2022 - 21:09

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë për të protestuar kundër asaj që ata e kanë quajtur “grusht shtet kushtetues, i dirixhuar nga Fronti Demokratik”.

Për ta mbajtur rendin, raportohet se janë shtuar edhe forcat policore, raporton vijesti.me.

Mediat malaziase raportojnë se sot Kuvendi i Mali të Zi është mbledhur për t’i shpallur ilegale organizatat fashiste dhe ato që merren me narkotike si dhe për t’i ndryshuar dispozitat në lidhje me zgjedhjene e rektorit të Universitetit të Malit të Zi.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, Dragutin Papoviq u është adresuar të mbledhurve para Parlamentit. Qytetarët e pranishëm i kanë thënë se ai duhet të kërkojë nga njerëzit që të mblidhen para Parlementit.

Në një njoftim në rrjete sociale, qytetarët e Podgoricës janë ftuar që të dalin në shesh në mënyrë që ta parandalojnë “kolapsin e shtetit”.

“Të mblidhemi në Podgoricë nëse duam të rrimë në vendin tonë”, thuhet në këtë ftesë.

Ata kanë thënë se një prej arsyeve të protestës janë kërcënimet konstante ndaj popullit malazias. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.