
Pasi Milan siguroi kualifimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, shefi ekzekutiv i klubit, Paolo Maldini, u prononcua duke thënë se ky është vetëm fillimi.
Një fitore me rezultat të thellë 4:0 ndaj Salzburgut ia bëri të mundur Milanit që ta sigurojë kualifikimin në 1/8 e finales në kompeticionin më të madh evropian.
Ky ishte objektivi parësor që kishte klubi kampion në fuqi në Itali. Vetë Maldini nuk hezitoi aspak ta shprehte tërë gëzimin kur u intervistua nga “Amazon Prime Video” pas mbarimi të ndeshjes.
“Kemi filluar para katër vitesh rrugëtimin me këta lojtarë. Ia kemi vënë vetes disa caqe dhe ky është viti ku duam t’i përforcojmë gjërat pasi kemi fituar titullin kampion në Serie A, në mënyrë që ta gjejmë një dimension evropian. Nuk është e lehtë, por besoj që do të jemi arrë e fortë në mesin e skuadrave që u kualifikuan si të dytat në grupe. Jemi të lumtur. Skuadra është e re dhe po bëhet e pjekur”, tha ai.
Milan mbrëmë mposhti Red Bull Salzburg me rezultatin 4-0, dhe tani gjinden në fazën tjetër kualifikuese të 1/16.