Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut heqin dorë nga Eurovision 2023

Gazeta10
18 October 2022 - 16:56

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në Eurovision vitin e ardhshëm për shkak të kostos së pjesëmarrjes.

Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

BBC raporton se disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë, pasi Rusia u pezullua nga konkursi pasi pushtoi Ukrainën.

Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë për të hyrë zakonisht shkon afro 6 milionë euro, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike. Teksa, raportohet se edhe vende të tjera mund të tërhiqen si pasojë e kostos shtesë.

Transmetuesi publik MRT në një deklaratë tha se “rritja e tarifës së regjistrimit për pjesëmarrje” si dhe kriza energjetike në Maqedoninë e Veriut i detyroi ata të marrin vendimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.