Gazeta10

Maliqi kritikon Kurtin për deklaratat e tij të fundit

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, lidhur me deklarimet e tij të fundit, raporton Gazeta10.

Maliqi ka thënë se në Kosovë është NATO dhe ajo kujdeset për ta frenuar Serbinë e cila duket hezituese ndaj avanturave në të cilat mundohet ta shtyjë Rusia.

Tutje, Maliqi ka thënë se Kurti me tone alarmuese po kërkon e po fton telashe, e retorikën e tij e ka quajtur absolutisht acaruese.

Maliqi ka thënë se me këtë diskurs vetëm rritet ankthi publik e këtu edhe po dyshon se është synimi.

Maliqi ka thënë se populli që është në ankth të sigurisë është më lehtë i qeverisshëm se sa në opsione të tjera.

Këtu keni statusin e tij:

“Përgjithësisht në momente krize është mirë “mos me i folë shoferit” edhe nëse nuk pajtohesh me qasjen. Por këto mesazhet publike të Kurtit mbi veriun janë shqetësuese dhe në thelb të papërgjegjshme. Rreziku prej “masave aktive” dhe përpjekjeve ruse për destabilizim ekziston, siç ka ekzistuar prej vitit 2014 kur për alarme të tilla mbështetësit e pushtetit të sotëm të shperfillnin ose përqeshnin, sepse nuk ju përshtatej për kauzat opozitare. Fatmirësisht, këtu është NATO me mandat për ta frenuar Serbinë, e cila duket hezituese ndaj aventurave në të cilat po mundohet me i fut Rusia. Por edhe sikur rreziku të ishte i lartë, ç’punë ka kryeministri me i fry kësaj pune dhe tensioneve me mesazhe alarmuese? Nëse ka rrezik, këtë punë NATO e di para të gjithëve dhe ti s’ke nevojë me i përkujtu. Ti si lider leja mesazhet e tilla të komunkimit strategjik figurave dytësore, ndersa vetë shtensonoje situatën, theksoje insistimin në paqe dhe ushqeje ndjenjën e sigurisë. Kështu me tone alarmuse kryeministri thuajse po e kërkon dhe fton telashen. Për këtë arsye, të jeni të sigurt se retorika e tillë prej gojës së liderit të Kosovës është absolutisht acaruese për aleatët në NATO që janë garantë të sigurisë, sepse deklarata të tilla e zmadhojnë riskun. Të vetmen gjë që e arrijnë është se e rrisin ankthin publik, gjë që ndoshta edhe është synimi. Një popull në ankth sigurie është më lehtë i qeverishëm dhe më i dëgjueshëm se një popull që preokupohet, ta zëmë, me shqetësimet ekonomike”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë